Haxhiu bën thirrje që të festohet në shtëpi

21:19 | 14 Shkurt 2021

Albulena Haxhiu u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin jashtë për të festuar.

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën u ka bërë ftesë qytetarëve që të festën e tyre ta bëjnë pranë familjes dhe nëpër shtëpitë e tyre.

Haxhiu tha se është me rëndësi që të mos tubohen qytetarët në sheshe e në rrugë, për shkak të pandemisë COVID-19, por edhe për shkak të temperaturave të ulëta dhe të problemeve që mund të shfaqen në shëndetin individual tek secili.

“Po e bëjë këtë thirrje sepse tani po ndodhë një proces shumë i rëndësishëm që është numërimi i votave. E gjithë vëmendja e aktivistëve duhet të jetë tek komisionarët dhe vëzhguesit sepse duhet të garantohet vota e lirë dhe e paprekshme për secilin qytetarë”, tha ajo.

Tutje Haxhiu shtoi që të mos festohet në sheshe, por pranë familjes

Komento: