
VV-ja po prin me mbi 48 për qind të votave.
Mbi 48 për qind të 400 mijë votave të para të numëruara janë për Lëvizjen Vetëvendosjen. Nga 407 mijë e 254 votat e numëruara, partia e udhëhequr nga Albin Kurti po prin me 195 mijë e 791 vota.
Pason PDK-ja me 18.36 për qind, ndërsa LDK-ja ka 13.64. AAK-ja është aktualisht me 8.06 për qind të votave.
