‘Bomë’ nga Italia: Laporte transferohet në Serie A

11:59 | 16 Shkurt 2021

Aymeric Laporte transferohet te gjiganti italian.

Aymeric Laporte drejt transferimit në Serie A!

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Aymeric Laporte sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Etihad në fund të sezonit.

Citizens e transferuan francezin për 65 milionë euro, mirëpo lëndimet e shumta kanë ndikuar në formën e tij, ndërsa me ardhjen e Ruben Dias, 26-vjeçari e ka humbur pozitën e titulluarit.

Sipas raportimeve të fundit nga Anglia, interesim për Laporte ka shfaqur Milani dhe Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro për kartonin e tij.

Te Milan janë në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe e shohin francezin si përforcimin ideal.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe marrëveshja mund të arrihet me lehtësi.

Komento: