Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti e ka uruar Lumir Abdixhikun për zgjedhjen si kryetar i ri i LDK-së. Hoti ka thënë se LDK do të ketë sfida para vetes.
“Urime të gjithë anëtarëve të LDK-së për një Kuvend Zgjedhor demokratik. Urime Kryetarit Abdixhiku, shëndet e suksese. Do ta ketë mbështetjen e plotë të të gjithëve. Na presin sfida.
Falënderime z. Lutfi Haziri dhe z. Besian Mustafa për kontributin e tyre në këtë garë.
Kryetarin Isa Mustafa e falënderoj për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë 11 viteve në krye të LDK-së” shkruan Hoti në urim.