
Ylli i Napolit refuzon kontratën e re.
Lorenzo Insigne ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Napolin. Sipas mediave italiane sulmuesi nuk dëshiron të ngutet për vazhdimin e kontratës.
Kontrata e Insignes skadon në vitin 2022. Menaxheri i lojtarit i ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se për të ardhmen sulmuesi italian do të vendos pas përfundimit të këtij edicioni.
Insigne këtë sezon me Napolin në të gjitha garat ka shënuar 13 gola dhe tetë asistime.
Ai është pjesë e Napolit, që nga viti 2012 kur u transferua nga Pescara.