Nuk po di t’i godas më, Ronaldo “alergjik” nga goditjet e lira

22:28 | 22 Mars 2021

Ronaldo ia ka huqur me goditjet e tij.

Dikur ishte mbreti i goditjeve të lira, por Cristiano Ronaldo në Juventus është shndërruar një goditës të keq.

Sipas statistikave të tij në Juventus, Ronaldo ka shënuar vetëm një herë nga goditja e dënimit në 72 tentime.

Atë gol e ka shënuar kundër Torinos në fitoren 4:1 të Juventusit.

Sa ishte në Real Madrid dhe Manchester United, Ronaldo ka shënuar disa gola epike nga goditjet e lira.

Komento: