Rrahmani mungon në stërvitjen e Kosovës

16:28 | 23 Mars 2021

Amir Rrahmani mungon në stërvitjen e Kosovës.

Pasi nuk arritën të zhvillonin dje stërvitje për shkak të motit të keq, sot Kombëtarja e Kosovës ka nisur stërvitjen e parë, para ndeshjes miqësore që e luan nesër ndaj Lituanisë.

Pjesë e kësaj stërvitje nuk është Aro Muric, i cili është përjashtuar nga ekipi për arsye disiplinore.

Gjithashtu, në këtë seancë stërvitore mungon edhe Amir Rrahmani, i cili është i lënduar.

Rrahmani nuk ishte pjesë e ekipit të Napolit në dy ndeshjet e fundit, por udhëtoi në Kosovë për ndeshjet e marsit.

Mbetet të shihet se a do të jetë në gjendje kapiteni i Kosovës të ndihmojë ekipin në këto ndeshje të rëndësishme.

Komento: