Ky është gjyqtari shqiptar do të drejtojë ndeshjen Kosovë – Lituani

19:01 | 24 Mars 2021

Gjyqtari shqiptar do të drejtojë ndeshjen Kosovë – Lituani.

Kosova do të luajë kundër Lituanisë sonte me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.

Kjo do të jetë një miqësore për Kosovën përpara dy sfidave për ndeshjet kualifikuese “Botërori 2022 në Katar”, transmeton lajmi net.

Takimi i sotshëm do të drejtohet nga Enea Jorgji, gjyqtar i lindur në Elbasan të Shqipërisë.

Ndeshja e fundit të cilin ai e ka drejtuar ka qenë ajo mes Ararat Armenia dhe CS Fola Esch, ku Jorgji dha plotë 11 kartonë të verdhë.

Kosova është favorite absolute për ta fituar këtë duel.

Komento: