Milan rrezikon ta humbasë Kessien

15:51 | 26 Mars 2021

Ngecin bisedimet e Milanit me Kessie.

AC Milan gjatë bisedimeve të fundit ka dështuar që të bindë Franck Kessie për të nënshkruar një kontratë të re me këtë skuadër.

Calciomercato raporton se oferta e fundit e bërë nga Rossonerët nuk plotësoi kërkesat e futbollistit dhe për këtë arsye ajo u refuzua nga pala tjetër.

Thashethemet nuk kanë të ndalur dhe një transferim i tij në Premier League po përflitet çdo ditë e më shumë dhe Milan duhet që të rrisë ofertën e saj në qoftë se do ta mbajë atë akoma në San Siro.

Komento: