Mes dhimbjes dhe lotëve, jepet lamtumira e fundit artistit Rasim Thaçi

13:17 | 27 Mars 2021

I jepet lamtumira e fundit artistit të madh, Rasim Thaçi.

I është dhënë sot lamtumira e fundit, artistit të shquar kosovar, Rashim Thaçi – Cima, i cili ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme pas infektimit me COVID-19.

Varrimi i të ndjerit u bë në varrezat e fshatit Vukovc të Drenasit, nën një ceremoni mortore nga rrethi i ngushtë i të ndjerit.

Ndryshe në orët e mëngjesit janë bërë homazhe para Teatrit Kombëtar.

Komento: