Suedia zhvillon stërvitje në “Fadil Vokrri”

17:50 | 27 Mars 2021

Kombëtarja e Suedisë zhvillon stërvitjen në “Fadil Vokrri”.

Kombëtarja e Suedisë e ka nisur stërvitjen e sotme para ndeshjes ndaj Kosovës që e luan nesër me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i Suedisë po stërvitet në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku nesër përballet me Kosovën në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror.

Pjesë e kësaj seance stërvitore është edhe ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic.

Pas stërvitjes, Kombëtarja e Suedisë do të mbajë konferencë për media nga ora 18:40.

Komento: