Urimi special i Mirlind Daku për futbollistët e Kosovës kundër Suedisë

14:08 | 28 Mars 2021

Kombëtarja e Kosovës sot në “Fadil Vokrri” e pret Suedinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror.

E sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku u ka uruar fat lojtarëve të Kosovës për ndeshjen e sontme.

“Ju shkoftë mbarë vllazni” – shkroi Daku në profilin e tij në Instagram.

Mosftesa e Mirlind Dakut në ndeshjet e këtij muaji të Kosovës u komentua mjaft shumë, me shumë prej njerëzve që mendonin se e ka merituar ftesën.

Komento: