Kessie i qet kushte Milanit

16:46 | 28 Mars 2021

Kessie kërkon pagë të lartë për rinovimin e kontratës

Pos rinovimit me yjet si Hakan Çalhanoglu, Zlatan Ibrahimovic dhe Gianluigi Donnarumma, AC Milan duhet të mendoj për rinovimin me mesfushorin Franck Kessie.

Kessie është lojtari çelës për skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli, por kontrata i skadon në qershorin e vitit 2022.

Sipas Tuttosport, agjenti i Kessie kërkon pesë milionë euro për vit që lojtari të qëndrojë me “Rossonerët”.

Mesfushori i Bregut të Fildishtë fiton rreth 2.2 milionë euro në vit, që nënkupton të fitojë më shumë se dyfishin e pagës për të mbetur në “San Siro”.

Në rast që kërkesa nuk pranohet, atëherë top skuadrat evropiane do ishin të interesuara, ngase e pëlqejnë mjaftë shumë stilin e lojës së Kessiet.

Komento: