“Përpara djem, ju priftë e mbara”: Ramiz Lladrovci me futbollistët në Spanjë

23:07 | 29 Mars 2021

Ekipi i Kosovës aktualisht po qëndron në Spanjë.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka arritur në Spanjë së bashku me përfaqësuesen e Kosovës që luan ndeshjen e vlefshme kualifikuese me Spanjën.

Lladrovci shpreson për lojë të mirë të futbollistëve të Kosovës, ku thekson “me lojë, presim me i dalldisë, po edhe njohjen me gjasë po e marrim…”

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Arritëm në Spanjë. Me shqiponjat tona. Me lojë, presim me i dalldisë, po edhe njohjen me gjasë po e marrim…Krenar me futbollistët, xhudistët dhe sportistët tanë që gjithandej botës na bëjnë krenar. Presim të dalim faqebardhë. Përpara djem ju priftë e mbara!

Komento: