Kjo është deklarata e Ramos pas fitores ndaj Kosovës

23:50 | 31 Mars 2021

Ramos i lumtur për fitoren ndaj Kosovës.

Sergio Ramos i luajti vetëm 7 minuta në fitoren e Spanjës me rezultat 3-1, ndaj Kosovës.Spanjolli u inkuadrua në lojë në minutën e 86’, duke bërë paraqitjen e 180-të për ‘Furinë e Kuqe”.

35 vjeçari është shprehur i lumtur për fitoren e Spanjës ndaj Kosovës.“Gjithmonë e rëndësishme është të luajmë sa më shumë ndeshje dhe të arrijmë qëllimin, që ishte fitimi i tri pikëve. Qoftë një minutë, një lojë, gjysmë ndeshje, nuk është vendimi im, i takon trajnerit. Po e marr veten pas lëndimit në gju.

Trajneri ishte mjaftë i qartë. Gjithçka që thuhet për mua hiqet nga konteksti. E rëndësishme ishte fitorja”, ka thënë Ramos, njofton “Marca”.

Komento: