Pas Avdullah Hotit e Agim Veliut edhe Driton Selmanaj nuk mori fare pjesë në votim.
Ka nisur procesi i votimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Janë deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj që deri më tani nuk kanë marrë fare pjesë në proces të votimit.
Deputetët janë duke votuar në raundin e parë, ku para vetes kanë dy kandidatura: Vjosa Osmani-Sadriu dhe Nasuf Bejta.