Ka përfunduar edhe përsëritja e raundit të parë të votimit për presidentin e Kosovës.
Nga Komisioni Vlerësues u bë e ditur se kanë votuar vetëm 79 deputet.
Ky numër i votave është i pamjaftueshëm për të kaluar në raundin e dytë pasi që në kuti duhet të jenë 80 vota.
Në Kuvendin e Kosovës tashmë është bërë e ditur se nuk është arritur që të ketë vota të mjaftueshme për zgjedhjen e presidenti të ri të vendit.