Agim Veliu po rri në sallë.
Pas dështimit për ta siguruar kuorumin për votimin e presidentit në raundin e parë, deputetët kanë shkuar në një pauzë 30 minutshe.
Teksa po dilin në hollin e kuvendit deputetët, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu është pyetur a do të votojë për Vjosa Osmanin? – Veliu është përgjigjur shkurt: Jo!.
Përveç Veliut, është provuar të pyetet edhe ish kryeministri Avdullah Hoti, i cili gjithashtu në raundin e parë nuk ka marrë pjesë në votim, por edhe ky vetëm ka ecur duke e injoruar pyetjen e gazetarëve.Pas pak Kuvendi i Kosovës do të informojë për vazhdimin ose jo të kësaj seance.
Tani për tani deputetët e Kuvendit të Kosovës vazhdojnë të jenë në pauzë 30 minutëshe pas dështimit të përsëritjes së raundit të parë të votimit për president.