Aksident i rëndë në Prishtinë, ka edhe të lënduar

18:27 | 04 Prill 2021

Aksident i rëndë te rrethi i madh në Prishtinë.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në hyrje të Prishtinës, saktësisht te rrethi i madh.

Në këtë aksident mësohet se janë lënduar katër persona.

“Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të tri automjeteve në levizje. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për lajmi.net.

Reporteri.net, ka siguruar edhe një video nga vendi i ngjarjes, ku shihet ndërhyrja edhe e zjarrfikësve, të cilët bashkë me ekipin e emergjencës shihen duke nxjerrë të lënduarit nga automjetet.

Komento: