Kolonë e madhe në kufi, kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë për fundjavë

18:07 | 09 Prill 2021

Shumë kosovarë pritet të kalojnë vikendin në Shqipëri.

Kolona të mëdha janë krijuar në pikën kufitare në Morinë.

Ky vrull i madh është bërë për shkak të masave që janë marr nga Qeveria e Kosovës.

Gastronomia është e mbyllur dhe shumë aktivitete të tjera nuk po funksionojnë.

S’ka pengesa kufitare në mes Shqipërisë e Kosovës

Qytetarët mes Kosovës dhe Shqipërisë, mund të lëvizin lirshëm pa teste PCR, përkundër masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid 19.

E vetmja çfarë qytetarët duhet të bëjnë është kontroll rutinor mjekësore në kufi, kanë thënë për Top Channel, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Komento: