
Abdixhiku ndan momente me vajzën e tij: Ja dolëm ma n’fund.
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka shpërndarë një video me vajzën e tij, në rrjetin social Twitter.
Abdixhiku ka vendosur që këtë ditë vikendi ta kalojë pranë vajzës së tij. Ata të dy shihen duke performuar në piano.
Teksa vajza e tij luante në piano, Abdixhiku i ndihmonte, raporton Gazeta Express.
“Ja dolëm; ma n’fund”, kishte shkruar Abdixhiku krahas videos, e cila lë të nënkuptohet se kanë provuar edhe disa herë të tjera të bëjnë një performancë të tillë.
