Gjilanasi shkon për të peshkuar, e gjejnë të vdekur afër lumit

09:01 | 12 Prill 2021

Një person është gjetur pa shenja jete derisa kishte shkuar për të peshkuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se personi ka ndërruar jetë afër lumit ku kishte shkuar për të peshkuar.

Trupi i tij është dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit të rastit.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte afër lumit duke peshkuar, ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Komento: