VV e fut në komision të rëndësishëm Graincën që doli nga PDK-ja, e zëvendëson me Avni Deharin

13:42 | 13 Prill 2021

Në ambientet e Kuvendit të Kosovës, është konstituuar komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Në mbledhjen e sotme janë bërë dy ndryshime, ndryshe nga lista e dërguar në Kuvend dhjetë ditë më parë.

Kryetari i këtij Komisioni, Haki Abazi ka njoftuar se në vend të deputetit Avni Dehari do të jetë deputetja e re e Vetëvendosjes, Adelina Grainca, e cila para ca kohëve kaloi nga PDK’ja në VV.

Tutje, Abazi ka njoftuar edhe një ndryshim nga grupi i deputetëve të LDK-së.

Në vend të Arben Gashit, pjesë e këtij komisioni do të jetë Kujtim Shala.

Pjesë e këtij komisioni janë edhe Xhavit Haliti, Branislav Nikoliq, Dimal Basha, Gazmend Gjyshinca, Fitore Pacolli, Ariana Musliu-Shoshi e Time Kadriaj.

Komento: