Covid-19 i merr jetën edhe një pjestari të Policisë së Kosovës

21:31 | 14 Prill 2021

COVID-19

Një tjetër pjesëtarë i Policisë së Kosovës ka humbur jetën sot nga COVID 19.

Bëhet fjalë për policin Selver Maliqi, i cili nuk ka arritur t’i mbijetojë infektimit me coronavirus.Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij Dardan Maliqi.

“Të Allah-ut jemi dhe te Allahu do te kthehemi – El Bekare(.)InshAllah Zoti të shpërblen me xhenetin me të lart O BABA JEM e ta bën të mundshme t’i takosh të dashurit e tu atje”, ka shkruar ai në Facebook.

Komento: