Distria fiton me “ippon”, kualifikohet në gjysmëfinale

14:38 | 16 Prill 2021

Distria Kransiqi fiton me “ippon” dhe kualifikohet në gjysmëfinale.

Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Distria e mundi në çerekfinale Shira Rishonyn.

Xhudistja kosovare tani është një luftë larg medaljes në Lisbonë.

Ajo e kaloi rrethin e parë pa luftë kurse në atë të dytë u përball me italianen Francesca Giorda, e cila i bëri tri gabime.

Komento: