
Milani me ofertë për D’Ambrosion.
Skuadra e Milanit edhe zyrtarisht i ka bërë ofertë mbrojtësit të krahut të djathtë, Danilo D’Ambrosios që është pjesë e Interit.
Mësohet se Milani është në bisedime me D’Ambrosion, të cilit i ka ofruar kontratë dyvjeçare për t’iu bashkuar pas përfundimit të këtij edicioni.
D’Ambrosio në verë do të jetë futbollist i lirë pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Interin që ia ka ofruar vetëm për një vit.

Duket se oferta e Milanit ka bindur mbrojtësin 32-vjeçar të vazhdojë karrierën te rivali më i madh i Interit pasi gjithçka pritet të bëhet zyrtare muajin tjetër.
D’Ambrosio është pjesë e Interit prej vitit 2014 kur iu bashkua nga Torino.
Këtë edicion, D’Ambrosio ka 15 paraqitje në Serie A dhe i ka shënuar tri gola.