Nga ky muaj, tifozët mund të lejohen në Serie A

21:30 | 16 Prill 2021

Qeveria italiane ka lejuar qytetin e Romës

Kryeministri italian, Mario Graghi ka deklaruar masat e reja të Qeverisë italiane në një konferencë për shtypin.

Draghi deklaroi se nga prilli, sportet e kontaktit si futsall, basketbolli etj… do të rihapen në zonat e gjelbërta.

Por, për futbollin mbetet ende një paqartësi e madhe.

Së fundmi, Qeveria italiane ka lejuar qytetin e Romës të ketë 25% të kapacitetit të Stadio Olimpico me tifozë gjatë Euro 2020.

Edhe finalja e Kupës së Italisë ndërmjet Juventusit dhe Atalatnas do të jetë në prani të tifozëve.

Mbetet të shihet për kampionatin Serie A.

“Jemi duke shikuar mundësinë, Kampionati Evropian do të luhet me një prani të tifozëve dhe finalja e Kupës së Italisë duam të jetë ashtu”, tha nënsekretari Andrea Costa.

“Për datën një maj, nuk ka asgjë të re”, shtoi ai

Komento: