Arrestohet mashtruesi Valton Makolli, ishte në kërkim nga Policia e Kosovës

11:50 | 17 Prill 2021

Të dyshyuarit i është shqiptuar masa e arrestit policor.

Mësohet se aktualisht hetuesit po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.

“Faleminderit mediave dhe qytetarëve për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Komento: