Atletico Madrid ‘demolon’ Eibarin.
Atletico Madrid ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Eibarit.
“Los Rijoblancos” fituan me rezultat 5 – 0, shkruan lajmi.net.
Fillimisht Correa shënoi dy gola brenda dy minutave (42′, 44′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në fillimin e pjesës së dytë, Carrasco trefishoi epërsinë pas asistimi të Saul (49′).
Pas katër minutave, Marcus Llorente shënoi golin e katërt (53′).
Spanjolli realizoi sërish për rezultatin përfundimtar 5 – 0 (68′).
Me këtë fitore, Atletico rrit distancën në krye me 70 pikë, katër më shumë se Real Madrid, derisa Eibar renditët në fund me 23 sosh.