Perez me paralajmërim të fortë për klubet që tërhiqen nga Superligës Evropiane

10:38 | 21 Prill 2021

“Kontratat janë të detyrueshme”, Florentino Perez me paralajmërim të fortë për klubet që tërhiqen nga Superligës Evropiane.

Një paralajmërim i fortë ka ardhur nga presidenti i Superligës Evropiane, Florentino Perez, dhe ky paralajmërim qëndron ende – pavarësisht se Liverpooli, Manchester United dhe Arsenali janë midis klubeve që kanë lajmëruar tërheqjen.

Të dielën në mbrëmje u njoftua se 12 klube ishin regjistruar në garën e diskutueshme të mesjavës që nuk ka mbështetjen e asnjë prej rregullatorëve të futbollit.

Gjashtë klubet e madhe tradicionale të Ligës Premier ishin pjesë e grupit, së bashku me Juventusin, Interin dhe Milan nga Italia, si dhe Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid nga Spanja.

Reagimi i ashpër nga bota e futbollit, përfshirë protestat nga tifozët, panë që gjashtë të mëdhenjtë e Ligës Premier të tërhiqen dhe të mos marrin pjesë.

Të martën në mbrëmje, secili nga klubet angleze që u regjistruan për Superligën Evropiane, njoftuan se ata kishin ndryshuar mendje.

Por, presidenti i Superligës Evropiane, Perez paralajmëroi se kontratat që 12 klubet nënshkruan të dielën në mbrëmje janë “të detyrueshme” dhe sugjeroi që gjobat mund të lëshohen për çdo skuadër që tërhiqen.

“Kontrata e Superligës Evropiane është e detyrueshme. Askush nuk mund të largohet, ne do të punojmë bashkërisht”, ka thënë fillimisht Perez për El Chringuito.

“Të gjitha klubet nënshkruan kontratat të shtunën e kaluar. Nuk ka asnjë problem”, përfundoi presidenti i Superligës Evropiane.

Komento: