Kjo nuk pritej, Juventusi ofron Dybalan për Icardin

21:27 | 24 Prill 2021

Juventusi ofron Dybalan për Icardin.

Paulo Dybala thuhet se ka vendosur të largohet nga Juventusi në fund të sezonit. Sulmuesi argjentinas nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës dhe do të kërkojë skuadër të re gjatë verës.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se Dybala nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me klubin aktual, pasi nuk është i kënaqur me pagën e ofruar.

Dybala ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022.

Drejtuesit e klubit italian thuhet se i kanë ofruar shërbimet e Dybalas skuadrës së Paris Saint-Germainit për Mauro Icardin.

Edhe sulmuesi i PSG-së, Icardi, pritet të largohet nga francezët në fund të këtij edicioni.

Komento: