
Emri i legjendës Fadil Vokrri gjendet në listat e votimit në Shqipëri
Shqipëria sot mban zgjedhjet e reja parlamentare për të zgjedhur qeverinë e re.
Një parregullësi e cila është vërejtur ka qenë edhe emri i legjendës së futbollit, Fadil Vokrrit në listat e votimit, shkruan Demokracia.com.
Emri dhe mbiemri i legjendës, Fadil Vokrri është në një prej listave të votuesve në qarkun e Tiranës.
Kujtojmë se Fadil Vokrri kishte vdekur më 9 qershor të vitit 2018 dhe ka qenë kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ndryshe, në shtetin shqiptar sot kanë votuar edhe politikanë nga Kosova, duke filluar nga kryeministri Albin Kurti, ministri Liburn Aliu dhe deputeti, Behgjet Pacolli.
