Aguero të gjiganti nga Serie A

16:51 | 25 Prill 2021

Kampionin në fuqi i Serie A, po e udhëheq garën në transferimin e Agueros.

Juventusi është duke udhëhequr garën për transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Sergio Aguero, raporton “Tuttosport”.

Argjentinasi, që do të jetë lojtar i lirë në verë, është duke u kërkuar nga Barcelona. Mirëpo, Barcelona vështirë se do të transferojë Agueron, për shkak të vështirësive financiare.

Interi po ashtu është duke u interesuar për Agueron, por mund ta përballojë rrogën e argjentinasit vetëm nëse e shet Lautaro Martinezin gjatë afatit kalimtar të verës.

Komento: