Kjo është lista e lojtarëve të Realit për ndeshjen ndaj Chelseas

17:31 | 26 Prill 2021

Reali e publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Chelseas.

Real Madridi do ta presë në “Alfredo di Stefano” Chelsean në kuadër të fazës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje, ndërsa aty janë përfshirë edhe Kroos edhe Hazard.

Megjithatë, Mendy do të mungojë për këtë ndeshje. Në vend të tij do të startojë Marcelo.

Real Madridi eliminoi Liverpoolin në kuadër të çerekfinales, kurse Chelsea eliminoi ekipin portugez, Porton.

Komento: