
Punime në gyp
Për shkak të një dëmtimi të gypit sot në rrugën e “Llapit” në Prishtinë, konsumatorët e kësaj zone kanë mbetur pa ujë të pijshëm që nga ora 18:30.
Dëmtimi i gypit të ujit ka ndodhur nga palë të treta, ndërkohë ekipet operative po merren me sanimin e defektit, njofton KRU Prishtina, sipas së cilës ende nuk dihet se kur do të kthehet gjendja në normalitet me furnizim me ujë të pijshëm për konsumatorët duke filluar nga rruga e “Llapit” e deri te ajo “Ilir Konushevci”.
“Është bërë dukuri dëmtimi i gypave të ujit nga palë të treta si një papërgjegjësi e procesit të punimeve të tyre”, thuhet në njoftim