Lazio e deklason Milanin

23:28 | 26 Prill 2021

Lazio ka shënuar fitore të thellë ndaj Milanit në shtëpi me rezultat 3:0 në ndeshjen e fundit të javës së 33-të në Serie A.

Correa hapi llogarinë për vendasit qysh në minutën e dytët të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Në të 51-tën ishte sërish Correa që e dyfishoi epërsinë e Lazios, ndërsa në të 87-tën Immobile vulosi fitoren 3:0 të vendasve.

Vedat Muriqi u inkuadrua në lojë në minutën e 88-të në vend të Immobiles.

Me këtë fitore, Lazio i afrohet Championsit me 61 pikë, pesë më pak se Napoli, Juventusi e Milani që gjenden në pozitat 3,4 dhe 5.

Kujtojmë se Lazio ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Komento: