Kurorëzohet vajza e Remzie Osmanit.
Vajza e vetme e këngëtarës Remzie Osmani, Riola Hamzaj, ditë më parë u kurorëzua me të fejuarin e saj, Besjan Bytyqin.
Në rrjetin social Instagram, shpërndau disa fotografi, ku dukej më e bukur se kurrë.
Gjithashtu, një urim tejet të veçantë e pranoi nga nëna e saj.
“E bukura ime, e vogla ime, paç fatin e botes oj nane me Besjanin tend te dashur”, shkroi Osmani. Po ashtu, në shtator të vitit të kaluar, Riola u fejua në një ambient mahnitës, pranë detit.