Altuna Sejdiu është këngëtarja shqiptare nga Maqedonia e që për publikun njihet si Tuna.
Ajo është një këngëtare që për vite i kontribuoi muzikës shqiptare vetëm me këngë që u bënë hite, shkruan ORAinfo.
Ajo ka kohë që është ndarë nga burri i saj, Patris Berisha me të cilin kanë edhe një djalë, Tianin.
E pas ndarjes, Tuna po vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme.
Ajo sot ka publikuar një foto nga ditëlindja e parë e Tianit. Në atë kohë Tuna ishte e martuar me Patris Berishën.
E veshur me fustan të ngushtë, Tuna shfaqet super joshëse në këtë imazh. /ORAinfo/