
Do të jetë një fundsezoni i zjarrtë për Milanin. Kuqezinjtë kanë rënë në vend të pestë teksa vetëm 2 muaj më parë ishin në krye të renditjes…
Champions rrezikohet. Kualifikimi është ende i mundur, por i ndërlikuar. E ardhmja e Stefano Piolit, sipas shumë analistëve dhe gazetarëve, lidhet me Champions…

Por nuk është dakord Giancarlo Padovan, që mbron trajnerin:
“Nuk është e drejtë të lidhësh të ardhmen e Piolit vetëm me Ligën e Kampionëve sepse bilanci duhet të jetë një ekuilibër i përgjithshëm, jo vetëm për kilometrat e fundit, ku mund të kesh rënie…”.