Melisa Lleshi dje (e premte) publikoi projektin e ri muzikor me titull “Leje”.
Më shumë se kënga, vëmendjen e mori videoklipi, në të cilin merrte pjesë Andi dhe me puthje pasionante e konfirmuan lidhjen.
Së fundi, përmes një postimi, Melisa shprehu fjalët më të bukura kushtuar Andit, duke konfirmuar edhe një herë dashurinë që ka për të.
“#Leje, 1 milion. Nuk e di nëse jam më e lumtur për suksesin e këngës apo për faktin që tani mund t’i tregoj botës sa shumë të dua. Oh prit, ndoshta vetëm për këngën, sepse ti je e gjithë bota për mua @andi.sh2 🤍”, shkruan ajo.
Postimit, Melisa ia shoqëroi edhe një fotografi, në të cilën shfaqet në krahë të Andit.
Ndryshe, dyshja që prej kohës kur ishin pjesë e “Përputhen” janë komentuar për një lidhje dashurie, por nuk e kishin pranuar deri tani.