
Alessio Romagnoli u kthye të veshë shiritin e kapitenit te Milani dhe sonte luajti titullar ndaj Benevento.
Mbrojtësi qendror pas një dëmtimi të gjatë dhe tre ndeshjeve në stol, dha kontributin e tij nga minuta e parë.
Alessio luajti një lojë të shkëlqyeshme dhe fakti që Milani nuk pësoi gol sonte (diçka që nuk ndodhte prej shumë kohësh) e konfirmon.

Romagnoli u intervistua në mikrofonët DAZN. Këto janë temat e mbuluara dhe fjalët e mbrojtësit kuqezi.
Për fitoren: “Ishte thelbësore, të gjithë e dimë se nuk kemi bërë mirë në Romë dhe kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer sonte. Kanë mbetur katër ndeshje dhe duhet të bëjmë gjithnjë e më shumë”.
Kthimi i tij si titullar: “Unë gjithmonë do të doja të luaja, trajneri bën zgjedhjet, jam gjithmonë i gatshëm të jap gjithçka për sa kohë jam këtu. Qëllimi është të shkojmë në Ligën e Kampionëve”.
Ndeshja tjetër kundër Juventus: “Ne jemi mirë, kemi kaluar një moment si ky, por duhet të izolohemi dhe të mendojmë vetëm për fushën”.
Për të ardhmen e tij dhe rinovimin e mundshëm me Milanin: “Unë kam edhe një vit kontratë, pyetja duhet t’u drejtohet drejtuesve dhe jo mua”