
Policia në terren, kontrollon nëse po zbatohen masat anti-Covid.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë edhe sonte me inspektimin e masave anti-Covid të vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Policia thotë se implementimi i planeve operacionale dhe zbatimi i masave të institucioneve shtetërore, vazhdon të mbetet ndër prioritetet e saj.
“Qëllimi i planeve policore, mbetet orientimi në ngritjen e mëtejme të sigurisë së përgjithshme, parandalimit të krimit dhe zbatimit të masave antiCOVID-19”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndryshe, sipas masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës, qytetarët dhe gastronomët e kanë të ndaluar qarkullimin, përkatësisht, kryerjen e aktiviteteve të biznesit nga ora 22:30 deri në 05:00 të mëngjesit.