Lamtumirë Pioli, ish trajneri i Juventusit merr drejtimin e Milanit

10:31 | 06 Maj 2021

Pioli bën gati valixhet, trajneri i njohur merr drejtimin e Milanit.

Lajm i bujshëm nga Italia, Milan ka gjetur trajnerin e ri në rast se Stefano Pioli nuk arrin ta kualifikojë skuadrën në Champions League.

Rosonerët renditen në pozitën e katërt me 69 pikë, dy më tepër se Napoli në vend të pestë, ndërsa këtë javë do të përballen me Juventusin që renditen në pozitën e tretë.

E përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, raporton se Milan ka gjetur trajnerin e ri në rast se Pioli dështon të kualifikohet në Champions.

Është Maurizio Sarri ai që pritet ta zërë vendin e Piolit. Sarri ishte pranë kalimit te Roma, por Giallorosët e emëruan dje për trajner Mourinhon.

Gazzetta dello Sport, shkruan se Sarri dhe Maldini kanë nisur bisedimet dhe se trajneri 62-vjeçar është i gatshëm ta marrë drejtimin e Rosonerëve.

Komento: