
Në puntantën e sontme në “Përputhen” nëna e Mevlanit kishte bërë një befasi për djalin.
Ekipi i emisionit kishin vizituar nënën e Mevlanit, e cila tha fjalë të mëdha për djalin e saj dhe u shpreh krenare për të.
Fjalët e saj fillimisht e emocionuan Mevlanin, i cili nuk i mbajti lotët teksa tregoi se ka punuar shumë që lotët e nënës t’i largoheshin dhe të ndihej krenare për të.
Teksa po fliste për të, e gjithë studio u emocionuan dhe shpërthyen me lot, mes tyre edhe moderatorja Bora Zemani.
Lotët nuk po i mbante as Shkëlqimi, i cili me të hyrë në emision kishte deklaruar se kishte humbur nënën.
