
Samanta Karavella është emër shumë i suksesshëm në muzikë, e cila është vazhdimisht e angazhuar rreth këngëve të reja.
Artistja, së fundi i është përgjigjur pyetjeve të shumta të ndjekësve të saj, të cilët donin të dinin detaje rreth jetës private e profesionale të saj.
Një prej tyre i shkruan “O zemer kur do na bosh naj bashkpunim me Noizyn”, ndërsa këngëtarja e etiketoi direkt reperin, duke u thënë fansave se duhet ta pyesin atë.
Artistja nesër (e shtunë) publikon këngën e re me titull “Emnin tem”, të bashkëngjitur edhe me klip.
Ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Samanta është “NKN”, në bashkëpunim me Skerdi Agon

