
Trajneri i ri i Romës, Jose Mourinho veçse ka filluar të planifikojë për lojtarët që do t’i transferojë në afatin kalimtar të verës.
Paulo Fonseca do të largohet në përfundimin e këtij edicioni pas dy vitesh dhe Mourinho tashmë është njoftuar të marrë përsipër, kështu që strategjia e transferimit do të përshkruhet nga The Special One, transmeton lajmi.net.
Sipas Corriere dello Sport, Mou tashmë ka zgjedhur Belotti si lojtarin ideal për të rindërtuar sulmin e tyre, dikur kishte tentuar ta transferonte atë në Tottenham gjithashtu.
Kontrata e Belotti do të skadojë në qershor të vitit 2022 dhe nuk është shfaqur asnjë shenjë për rinovim nga italiani.
Çmimi i sulmuesit të Torinos ka rënë ndjeshëm, njësoj sikurse edhe forma e tij, pasi ka shënuar vetëm 12 gola në 31 paraqitje të Serie A këtë sezon.
Megjithatë, Mou dëshiron të transferojë atë në skuadër dhe gjithashtu edhe Edin Dzeko të qëndrojë si alternativë e tij.