
Milan publikon fanellën e re për edicionin 2021/22.
“Rossonerët” do vazhdojnë të mbajnë ngjyrat kuq dhe zi, derisa fanella është e ndërtuar nga Puma, transmeton lajmi net.
Përmes një video në Twitter, Milan ka publikuar fanellën që do mbajnë për ndeshjet si vendas në sezonin tjetër.

Ndërkohë, Milan vazhdon të garojë për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, ku i duhet të fitojë dy ndeshjet e radhës.