
AC Milan po monitoron situatën e mbrojtësit të Arsenalit, Hector Bellerin.
Gazeta angleze The Sun shkruan se Bellerin dëshiron një përvojë të re pasi kaloi dhjetë vjet në Emirates dhe ai dëshiron të transferohet jashtë vendit.
Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta nuk do të pengoj largimin e mbrojtësit të djathtë spanjoll sepse ai po planifikon një rregullim të skuadrës së tij dhe shitja e Bellnerit mund të gjeneroj disa të ardhura, përcjell ORAinfo.

Milan dhe Paris Saint-Germain janë ‘të dy duke monitoruar situatën dhe mund të bëjnë një lëvizje me çmimin e duhur’, por raporti shton se Topçinjtë duan deri në 40 milionë euro sepse kontrata e tij ka dy vjet për të vazhduar, megjithëse ata e pranojnë se mund të mos marrin aq shumë.
Bellerin ka bërë pothuajse 250 paraqitje për klubin anglez gjatë dekadës së tij atje, dhe Arsenali ka një zëvendësim në mendje tashmë në mbrojtësin 22-vjeçar brazilian Emerson Royal, i cili luan për Real Betis por është në pronësi të përbashkët nga Barcelona. /ORAinfo/