
Daut Haradinaj merr mbështetjen e Bleros në garën për Prishtinën.
Blero e nisi ditën me ish-deputetin, Daut Haradinaj.
Ish-deputeti dhe njëherësh kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, mëngjesin e sotëm takoi këngëtarin Blero Muharremi, shkruan lajmi net.
Ai publikoi një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ku tregoi se takoi Bleron dhe vëllanë e tij, Blerimin.
Në këtë takim, Blero i ka shprehur mbështetjen në garën e tij për kryetar të Prishtinës.
“Sot pata kënaqësinë të takoj këngëtarin dhe mikun tim Bleron dhe vëllain e tij Burimin, që njihet në Skandinavi për angazhimin në sektorin e gastronomisë.
Faleminderit Blero për mbështetjen!”, shkruan Haradinaj.

