“Torino-Milan, tre futbollistë në lupën e Maldinit sonte…”

16:36 | 12 Maj 2021

Sonte, me rastin e ndeshjes Torino-Milan, braziliani Bremer do të drejtojë mbrojtjen e ekipit “granata” në mungesë të Armando Izzo dhe Nicolas N’Koulou.

Kjo është një ndeshje e rëndësishme për futbollistin e datëlindjes 1997, duke pasur parasysh që, siç raportohet nga ‘Tuttosport’ në stendat e gazetave sot, është një objektiv i merkatos kuqezi.

Milani do të kishte shënjestruar Bremer (dhe bashkë me të edhe lojtarin e djathtë nga Bregu i Fildishtë) për zëvendësimin e mundshëm të Alessio Romagnoli nëse, në verë, kapiteni do të shitej në rast të mosmarrëveshjes për rinovimin e kontratës.

Por Bremer mund të arrijë te Milani, edhe në rast të dështimit për të blejë Fikayo Tomorin nga Chelsea.

Përveç Milanit, sipas gazetës torineze, Bremer është gjithashtu në fokusin e Interit, i cili mund të duhet të zëvendësojë Milan Škriniar nëse slloviku do të sakrifikohej në tregun e transferimeve, dhe Liverpoolit të Jürgen Klopp.

Edhe Carlo Ancelotti, menaxheri i Everton, e ka ndjekur.

Dy klubet e Premier League, në veçanti, do të ishin të gatshëm të paguanin 25 milion euro për Bremer. Kontrata e Bremer me granata do të skadojë vetëm në 30 qershor 2023, por mbetet një nga emrat që do të jetë në gjendje të ndezë tregun e verës 2021.

Për sonte, me rastin e Torino-Milani, Bremer nuk do ta gjejë veten para Zlatan Ibrahimoviç dhe për granatat ky është një lajm i shkëlqyeshëm.

Por, një tjetër emër do të jetë në fokus dhe ai është tashmë objektivi i përfolur Belotti. Kapiteni dhe bomberi i Torinos ende nuk ka vendosur të rinovojë dhe me një tjetër vit të mbetur të kontratës ka mundësi që në verë të ndryshojë skuadër.

Komento: